Po bën xhiron e botës/ Broja i “mbyll karrierën” futbollistit të njohur brazilian (VIDEO)
Chelsea siguroi mbrëmë kualifikimin për në gjysmëfinale të “Carabao Cup”. Koha e rregullt e ndeshjes Chelsea-Newcastle përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.
Nga pika e bardhë e penalltisë, Blutë e Londrës u treguan më të saktë, duke mos humbur asnjë nga 4 penalltitë e ekzekutuara. Në fushë që nga minuta e 32-të ishte edhe Armando Broja, i cili zëvendësoi Enzo Fernandezin.
Një moment vërtet interesant ishte ai i pjesës së parë kur Broja bëri një veprim shumë të bukur duke lënë Bruno Guimares në vend. Sulmuesi shqiptar por rikthehet në formën e tij më të mirë, ndërkohë që ky veprim ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Broja just sent Bruno Guimaraes back to the favellas😭 pic.twitter.com/a3uEiYdaPC
— Jjuli🦅 (@jjuli_24) December 19, 2023
KOHA JONË SONDAZH

