Po bën xhiron e botës/ Kapiteni norvegjez injoron gjithë ekipin japonez (VIDEO)

Një episod i pazakontë dhe i pahijshëm ka ndodhur para ndeshjes së Grupit E në Kupën e Botës për Klube, ku River Plate mposhti Uraëa Red Diamonds me rezultatin 3:1. Kapiteni i skuadrës japoneze, norvegjezi Marius Hoibraten, u bë protagonist i një gjesti të turpshëm që tronditi publikun sportiv.
Në momentin tradicional të përshëndetjes para ndeshjes, Hoibraten refuzoi t’u japë dorën gjyqtarëve dhe kundërshtarëve, duke kaluar pranë tyre pa u ndalur. Gesti u cilësua si arrogant dhe ofendues, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në media.
Futbollistët e River Plate mbetën të habitur nga ky qëndrim, ndërsa arsyeja pas këtij refuzimi mbetet ende e paqartë, pasi pjesa tjetër e lojtarëve të Urawa Red Diamonds mori pjesë normalisht në takimet e zakonsjme mes lojtarëve.
The Club World Cup is providing us with some spicy drama. Urawa Reds Captain ,Marius Hoibraten, doesn’t shake any River Plate players hand pregame.#FIFACWC #CWC #ClubWorldCup pic.twitter.com/lbWEY8iGXK
— Favian Renkel (@FavianRenkel) June 17, 2025