Po bën xhiron e rrjetit/ Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit

Kundër Juventusit, Interi humbi mundësinë për ta kaluar Napolin në renditje, pasi ky i fundit kishte barazuar të shtunën kundër Lazios në “Olimpico”.

Në fund të ndeshjes, ishte i dukshëm zemërimi i zikaltërve teksa largoheshin nga fusha. Për Simone Inzaghin nuk ishte një ndeshje e thjeshtë, teksa këtë gjë e tregojnë dhe pantallonat e tij.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, askush nuk e vuri re, por një video e postuar në rrjetet sociale u bë menjëherë “virale”.

Simone Inzaghi u kap në kamera duke dhënë udhëzime për lojtarët e tij në vijën anësore, me një të çarë të dukshme në pjesën e majtë të pantallonave.

SHKARKO APP