Po ikën, dy kandidatë për stolin e Chelsea “fshihen” pas tij
Trajneri portugez i Chelsea bën valixhet gati. Presidenti Roman Abramoviç, para se skuadra e tij kampione në fuqi të bjerë në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria, po mendon për pasuesin e Mourinho. Mourinho tha se janë disa lojtarë kundër tij dhe vlerësohen pesër, por siç ndodh kudo në situata të tilla, zgjidhje mbetet ajo e shkarkimit të trajnerit.
Carlo Ancelotti dhe Guus Hiddink janë dy kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar Jose Mourinhon te Chelsea
Humbja e fundit 2:1 ndaj Leicester City ia ka thelluar edhe më shumë krizën Bluve të Londrës duke quar nëntë numrin e humbjeve deri më tani këtë sezon.
Kjo ka bërë që Jose Mourinhos t’i rrezikohet seriozisht posti i trajnerit te Chelsea.
Sipas të përditshmes britanike “Daily Telegraph”, krerët e Chelseat do të diskutojnë sot për të ardhmen e Mourinhos. Kjo e përditshme vlerëson se Guus Hiddink e Carlo Ancelotti, janë dy kandidatët që mund ta zëvendësojnë portugezin te Blutë e Londrës.
KOHA JONË SONDAZH

