Po “ngroh” stolin tek Chelsea, Bayerni gati të rrëmbejë sulmuesin gjerman
Bayern Munich nuk kërkon të humbasë asnjë shans në merkato. Skuadra gjermane dëshiron të përfitojë nga situata e Timo Werner për t’i bërë një ofertë që në janar.
Sulmuesi gjerman shpesh herë është lënë në stol nga trajneri Tuchel, që nuk e ka si zgjedhje të parë. Afrimi i Lukakut ishte një konfirmim se ai do të jetë vetëm një alternativë në këtë sezon, ndaj dhe në janar mund të mendojë largimin.
Chelsea do të ishte e kënaqur me një ofertë nga klube të ndryshime, në mënyrë që të përfitojë nga shitja, por që gjithsesi nuk do të jetë aq sa ka investuar para dy sezonesh për kartonin e tij (60 mln euro).