FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Po shkëlqen me Sarrin, Juventus përgatit rinovimin me Dybala-n

Në fillim të sezonit, Paulo Dybala ishte shumë pranë largimit nga Juventusi, teksa ishte arritur akordi për një shkëmbim me Lukakun. Gjithsesi argjentinasi e refuzoi shkëmbimin duke vendosur që të qëndrojë dhe të luftojë për një vend në formacion.

Me kalimin e kohës ai i ka bindur të gjithë duke ka rilindur me Sarrin në pankinë, duke u shndërruar në një nga futbollistët me rendimentin më të lartë me fanellën bardhezi, ndaj tani drejtuesit e klubit do të ulen sërish me menaxherin e “La Yoyas”, por këtë herë për të folur për rinovimin.

Kontrata e Dybalës me Juven përfundon në verën e 2022, ndërsa Paratici e Nedved janë gati t’i ofrojnë një zgjatje të bashkëpunimit deri në verën e 2025-ës, gjithmonë nëse do të arrijnë edhe akordin ekonomik, pasi argjentinasi pretendon një pagë prej 10 milionë eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave pranë klubit torinez, në ditët në vijim është planifikuar një takim i parë mes Paraticit dhe menaxherit të Dybalës, ku synohet që të sistemohen edhe detajet e fundit për zgjatjen e kontratës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?