Po shkëlqen në Arabi, Al Ittihad blen përfundimisht kartonin e Mario Mitaj

Mario Mitaj transferohet përfundimisht te Al Ittihad në Arabinë Saudite. Mbrojtësit të kombëtares kuqezi i kanë mjaftuar vetëm pak muaj për të bindur “sheikët” që të blejnë përfundimisht kartonin e tij nga Lokomotiva e Moskës.

Mitaj u transferua në merkaton e verës në Ligën Profesioniste Saudite në formë huazimi për 3 milion euro, ndërsa klubet ranë dakord edhe për 5 milion euro të tjera për shitjen përfundimtare.

Pikërisht këtë shifër, Al Ittihad do ta paguajë që në janar, për të finalizuar blerjen e futbollistit kuqezi. Ky vendim është marrë duke parë paraqitjet e Mitajt në fushën e lojës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u kthye menjëherë në një titullar të padiskutueshëm bashkë me yjet e futbollit si Benzema, Kante apo Fabinjo. Deri tani në sezonin e parë, 21-vjeçari ka shënuar 1 gol, ndërsa ka dhënë edhe 4 asist, duke ndihmuar Al Ittihad në garën për titullin kampion.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?