Po shkëlqen te Bologna, Zirkzee ka klauzolë largimi vetëm për Bayernin

Zirkzee i befasoi të gjithë dhe tashmë është në shënjestrën e shumë klubeve të mëdhenj në Europë. Sulmuesi i Bolognas është një nga protagonistët e këtij fillimi fantastiknga skuadra e Thiago Motta-s. 19 paraqitje, tetë gola dhe katër asiste mes Serisë A dhe Kupës së Italisë për sulmuesin holandez, i cili mbërriti për 8 milionë nga Bayern Munich.

Në orët e fundit është folur për Manchester United që është shumë i interesuar për numrin 9 të Bolognas dhe gjithashtu disa skuadra italiane do ta shikonin me vëmendje futbollistin holandez, por ditët e fundit është folur për një klauzolë lirimi të pranishme në kontratën e Zirkzee.

Shifra është 40 milionë euro por vetë drejtori sportiv i klubit kuqeblu ka folur në një intervistë për La Gazzetta dello Sport për ofertat e marra për Zirkzee dhe klauzolën:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne nuk kemi marrë asnjë telefonatë dhe në çdo rast nuk do të përgjigjemi. Joshua është një pjesë unike. Klauzola? Vlen vetëm për Bayernin, për të tjerët çmimi është i hapur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?