
Albert Gudmundsson është një nga surprizat më të mira të kësaj pjese të parë të sezonit në Serinë A. Pas spikati në Serinë B vitin e kaluar, talenti i Genoas po konfirmohet edhe elitën e futbollit italian, teksa në 21 javët e para, ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 2 asistë.
Numra të rëndësishëm për islandezin, i cili, duke përjashtuar çdo surprizë në janar, do të jetë një “gur” i çmuar për Genoan në verë. Lojtari, i cili javët e fundit është ndjekur nga afër nga shumë klube të mëdha si Interi, Juventusi dhe Lazio, vlerësohet rreth 30 milionë euro në merkato.
Gudmundsson duke më i avantazhuar, pasi drejtori sportiv Giuntoli njihet për nuhatjen e tij që ka për futbollistë të rinj që spikasin. /R.Lika-Koha Jonë/