Pochettino gjithnjë e më pranë Chelsea-t, kërkon të rikthejë Lukakun

Mauricio Pochettino është një hap larg konfirmimit në krye të Chelsea-t. Në përfundim të këtij sezoni, ish trajneri i Tottenham dhe PSG do të marrë drejtimin e klubit londinez, për këtë nuk kanë asnjë dyshim mediat angleze.

“Daily Mirror,” shkon edhe më tej, duke zbuluar lëvizjet e para të teknikut argjentinas. Sipas të përditshmes angleze, Pochettino do të vlerësojë rikthimin e Lukakut, me belgun që i përfundon huazimi tek Inter në fund të këtij sezoni.

Në grupin aktual të Chelsea-t nuk ka një qendërsulmues, për këtë arsye, Pochettino do ta vlerësojë me qetësi opsionin për rikthimin e Lukakut. Dejtuesit e Interit nëse do të futen në negociata me Chelsea-n për të zgjatur huazimin e belgut me një tjetër vit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?