Pochettino: Mbappe mund të bëhet më i miri në botë, ndaj Barcelonës duhet kujdes!

Kylian Mbappe është tashmë ndër më të mirët në botë, por ylli i PSG ka potencialin të pasojë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldon. I këtij mendimi është Mauricio Pochettino. Strategu argjentinas ndërkohë u shpreh se lojtarët e tij duhet të kenë kujdes në sfidën e kthimit ndaj Barcelonës.

“Ai ka potencial për t’u bërë më i miri në botë. Kylian nuk i mungon asgjë, përveç kohës. Ne nuk mund ta përshpejtojmë procesin. Unë mendoj se Mbappe tashmë është ndër më të mirët në botë. Do të duhet kohë që ta plotësojë CV-në e tij, për të marrë njohjen që meriton. Jam i sigurt se do ta marrë kurorën e më të mirit.

Sfida e kthimit me Barcelonën? Në futboll, gjithçka është e mundur. Gjërat më të pabesueshme mund të ndodhin, pozitive dhe negative. Ndonjëherë, e paimagjinueshmja mund të ndodhë. Por, ne jemi pozitivë. E përgatisim çdo ndeshje në të njëjtën mënyrë, gjithmonë duke menduar se duhet të fitojmë edhe një herë tjetër për të shkuar në raundin tjetër”, deklaroi Pochettino.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?