FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pochettino: Ramos, Messi dhe Neymar duhet të përshtaten me realitetin!

Mauricio Pochettino ka në dispozicion shumë yje te skuadra e PSG, por strategu argjentinas nuk ngurron që të dërgojë edhe një mesazh drejt tyre për shkak të vështirësive që po shfaqin në ambientim.

“Ndoshta realiteti është që Sergio Ramos është ndryshe nga viti 2014, apo edhe Messi e Neymar. Këta futbollistë janë kampionë të mëdhenj, por duhet të përshtaten me realitetin.

E kemi të gjithë në mendje që kanë qenë më të mirë, por duhet të gjejnë nivelin e tyre më të mirë. Nëse rikuperojnë atë status, atëherë mund të arrijmë diçka. Lufta ka nisur për të gjetur versionin më të mirë të secilit”, deklaroi Pochettino për Movistar +.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillimin e këtij sezoni nuk kanë munguar kritikat për Messin dhe Neymar në ndeshjet e fundit, ndërkohë që Sergio Ramos ende nuk ka bërë debutimin me fanellën e PSG. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?