Pochettino sqaron pse la në stol Brojën: Nuk mund të luajë si lojtar normal!

Chelsea pësoi një humbje përballë Middlesbrough mbrëmjen e djeshme. Në sfidën e parë gjysmëfinale në FA Cup, blutë u befasuan duke pësuar një disfatë minimale 1-0. Në mënyrë surprizë, trajneri Pochettino vendosi ta niste këtë ndeshje me Brojën në stol, ndërsa ekipi i tij në fushë hasi vështirësi që në fillim, nuk ishin të qartë në fazën sulmuese pavarësisht se kishin 72% kontrollin e topit.

Në pjesën e dytë, Pochettino u përpoq të shmangte këtë humbje duke hedhur në fushë Brojën dhe Mudryk, por pa sukses. Për sa kohë ishte në fushë, Broja dhuroi një paraqitje të mirë, të paktën në raport me pjesën tjetër të fazës ofensive.

Më 23 janar, në ndeshjen e kthimit, Chelsea duhet të përmbys rezultatin nëse dëshirojnë të shkojnë në finalen e FA Cup. Trajneri Pochettino në përfundim të ndeshjes, theksoi se ekipi i tij bëri shumë gabime, ndërkohë që sqaroi dhe pse e la në stol Brojën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Armando vjen nga një vit i dëmtuar, ishte në fushë pak ditë më parë. Ai nuk mund të luajë si një lojtar normal, ne duhet ta menaxhojmë atë pasi tre ditë më vonë kemi një tjetër ndeshje. Është e vështirë për një lojtar si Broja, pas një dëmtimi të tillë, të luajë tre ndeshje në shtatë ditë”, u shpreh Pochettino.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?