Pogba shfaqet papritur me fanellën e Juventusit, ja arsyeja … (VIDEO)

Prej disa muajsh qarkullojnë thashetheme për një rikthim të Paul Pogba te Juventusi. Tifozët bardhezi shtuan edhe më shumë shpresat kur panë ditën e sotme në rrjetet sociale francez të veshur sërish me fanellën bardhezi.

Gjithsesi nuk bëhet fjalë një indicie se kampioni i Botës do të rikthehet te Juventusi. Pogba ka zgjedhur që të përcjellë një mesazh të bukur për shokun e tij në kombëtare, Matuidi, i cili u konfirmuar ditën e djeshme pozitiv ndaj Covid-19.

Mbetet të shohim nëse Paul do të rikthehet sërish në Torino verën e këtij viti, teksa shanset nuk janë të pakta duke parë formën e tij te Manchester United. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP