FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pogba: Tre janë shkaqet e dëmtimeve, rëndësi ka të kthehesh më i fortë

E ardhmja e Paul Pogba është një nga temat më të diskutuara dhe Juventusi po bën maksimumin për ta rikthyer në Torino mesfushorin e Manchester United. Francezi është ndalur te çështja e dëmtimeve në një prononcim për kanalin youtube të vëllezërve Klitschko, teksa po bën maksimumin për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë.

Dëmtimet ndodhin fatkeqësisht, duhet të jesh gati për çdo gjë. Gjëja më e rëndësishme është të kthehesh në fushë, të mos pësosh një tjetër ridëmtim dhe të kthehesh më i fortë se më parë. Në këto raste nuk duhet të nxitohesh.

Dëmtimi që pësova unë nuk mund të evitohej, mora një goditje nga mbrapa dhe u lëndova. Problemet muskulore mund të shkaktohen nga ushqimi i dobët, nga pushimi jo i mirë ose nga stërvitja e tepërt“, deklaron Paul Pogba.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?