Polemikat mbi ndeshjen Real Madrid-Almeria, Xavi: Nëse flas për arbitrat do më skualifikojnë!

Real Madrid-Almeria rezultoi në një ndeshje shumë të diskutuar sa u përket vendimeve të arbitrave. Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez analizoi situatën, ndërsa theksoi se nëse thotë mendimin e tij do e skualifikonin.

“Nëse flas do të më skualifikojnë, por të gjithë e panë, e pa e gjithë bota. Më kujtohet penalltia kundër Getafes, goli i Joaos kundër Granadës… por nuk flasim për këtë, do të kishim gjashtë pikë më shumë në kampionat. Këto nuk janë justifikime, është realiteti”-akuzoi Xavi Hernandez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?