Polemikat në La Liga, anulohet zyrtarisht sfida Villareal-Barcelona në SHBA
Ndeshja e La Liga-s midis Villarreal dhe Barcelona, e parashikuar më 20 dhjetor në Miami, është anuluarzyrtarisht. La Liga njoftoi se projekti për një ndeshje zyrtare të kampionatit spanjoll në SHBA është pezulluar për shkak të pasigurisë politike dhe institucionale që ka karakterizuar javët e fundit.
Organizimi i ndeshjes ishte parë si mundësi e jashtëzakonshme për internacionalizimin e futbollit spanjoll, për ta rritur vizibilitetin global të klubeve, për të promovuar lojtarët dhe konsoliduar brandin e kampionatit iberik në një treg kyç si ai i Amerikës së Veriut.
La Liga theksoi se projekti ishte në përputhje me rregullat federative dhe nuk cenonte integritetin e garës, por kundërshtimi erdhi për arsye jashtë sportit.
Anulimi i ndeshjes kufizon mundësinë e klubeve për të gjeneruar të ardhura të reja, investuar dhe konkurruar globalisht. La Liga falenderoi klubet për mbështetjen dhe konfirmoi angazhimin për një vizion modern dhe global të futbollit.
Protestat erdhën nga lojtarët e Villarreal dhe Barcelona, të cilët qëndruan të palëvizur 15 sekonda, pas fillimit të ndeshjeve të tyre si shenjë simbolike për mungesën e dialogut me La Liga-n.
KOHA JONË SONDAZH

