Polemikat për arbitrimin, reagon Tebas ndaj Realit: Hiqeni fashon nga sytë!

Presidenti i LaLiga-s, Javier Tebas, ka reaguar ashpër pas polemikave të krijuara pas derbit mes Atlético Madrid dhe Real Madrid, veçanërisht për vendimet e arbitrave dhe kritikat e publikuara nga mediat pranë klubit madrilen.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tebas ka kundërshtuar pretendimet për një trajtim të padrejtë ndaj Real Madridit, duke akuzuar palën madrilene se po rikthen narrativën e “konspiracionit të përhershëm”.

“Kur nuk është Negreira, është arbitri; kur nuk është arbitri, thuhet se nuk është ndërkombëtar”, shkroi Tebas, duke theksuar se të gjitha klubet mund të gjykohen nga arbitra ndërkombëtarë ose jo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i LaLiga-s iu përgjigj edhe kritikave të Real Madridit ndaj kampionatit, duke deklaruar se rëndësia e klubit madrilen nuk do të thotë se kompeticioni mund të trajtohet sikur i përket vetëm një skuadre.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Real Madridi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për LaLiga-n, por kompeticioni nuk është pronë e askujt”, u shpreh ai.

Tebas hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se arbitrat janë të orientuar kundër Real Madridit.

“Një gabim arbitral nuk provon një konspiracion dhe përsëritja e kësaj teorie ndër vite nuk e kthen atë në të vërtetë”, përfundoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?