Policia arreston 3 të rinj në flagrancë duke shitur drogë në Dhërmi
Policia e Vlorës ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në Dhërmi. Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas që e posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.
“Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. K., 25 vjeç, A. Sh, 19 vjeç dhe I. U., 21 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një subjekt në Dhërmi, ku këta shtetas punonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe kanabis.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.