Polonia humbet portierin titullar në prag të sfidës me Shqipërinë

Portieri i kombëtares së Polonisë, Lukasz Skorupski, ka pësuar një dëmtim në një moment shumë delikat, vetëm pak ditë para nisjes së ndeshjeve “play-off” për Kupën e Botës 2026 kundër Shqipërisë.

Gardiani 34-vjeçar u dëmtua në minutat e fundit të ndeshjes së fundjavës, ndërsa sipas raportimeve fillestare bëhet fjalë për një problem muskulor në këmbën e majtë. Megjithatë, situata duket më serioze sesa u mendua në fillim.

Sipas TVP Sport, shanset që Skorupski të rikuperohet në kohë janë minimale. Madje, ai thekson se mundësia që portieri të bashkohet me ekipin në grumbullim është shumë e vogël, ndërsa aktivizimi në ndeshje duket pothuajse i pamundur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe agjenti i tij, Daniel Kaniewski, i cili ka përjashtuar pjesëmarrjen në “play-off”. Sipas tij, dëmtime të tilla zakonisht kërkojnë disa javë pushim, ndërsa gjendja aktuale e lojtarit nuk është ende e qëndrueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo situatë përbën një problem serioz për trajnerin Jan Urban, duke qenë se Skorupski ka qenë zgjedhja e parë në portë në ndeshjet më të rëndësishme sa herë ka qenë në formë.

Fatkeqësisht, kjo nuk është hera e parë që portieri përballet me probleme fizike kohët e fundit, pasi ai mungoi edhe në grumbullimin e nëntorit 2025 për shkak të një tjetër dëmtimi.

Pilne wieści ws. kontuzji Skorupskiego. Wiadomo, co z barażami  Reprezentacja Polski

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 7291 (61.4%)
Jo 4578 (38.6%)

Vota totale: 11869