Polonia premton shifrën e “çmendur” për lojtarët nëse do të kualifikohen për Kupën e Botës

Polonia po përgatitet për sfidën vendimtare ndaj Kombëtares sonë në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet më 26 mars.

Në prag të këtij dueli të rëndësishëm, Federata Polake e Futbollit ka vendosur të motivojë futbollistët me një shpërblim të majmë financiar në rast se skuadra arrin të sigurojë kualifikimin për në Botëror.

Sipas gazetarit Mateusz Ligęza nga Radio ZET, lojtarët polakë do të përfitojnë rreth 4.2 milionë dollarë në total nëse arrijnë të sigurojnë biletën për në fazën finale të turneut. Kjo shumë përfaqëson rreth 40% të fondit prej 10.5 milionë dollarësh që FIFA u akordon federatave pjesëmarrëse në fazën e grupeve të Kupës së Botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi është bërë publik nga vetë gazetari përmes një postimi në rrjetin social X, ku theksohet se një pjesë e konsiderueshme e bonusit që FIFA i jep federatës do të shpërndahet mes futbollistëve në rast kualifikimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse Polonia arrin të kalojë Shqipërinë në këtë gjysmëfinale, atëherë do të përballet në finalen e “play-off”-it me fituesin e çiftit mes Ukrainës dhe Suedisë për të siguruar një vend në Kupën e Botës.

Ndërkohë, trajneri i përfaqësueses polake, Jan Urban, pritet të publikojë më 20 mars listën e lojtarëve të grumbulluar për përballjen ndaj Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?