Pornostarja kërkesë Barçës, për të mos humbur miqësoren luksi me Junajtid

Pornostarja Jenna Jameson rrezikon të mos ndjekë nga afër yjet e Barcelonës në një miqësore luksi që do të luhet sot në SHBA.

Ajo nuk ka mundur dot të gjejë një biletë për të ndjekur ndeshjen miqësore mes Manchester Unitedit dhe Barcelonës, e cila do të zhvillohet sonte në mbrëmje, në Kaliforni.

Kjo pasi tifozët e shumtë nuk mund ta humbnin një shans të tillë, në një përballje të madhe mes yjeve të futbollit botëror dhe prandaj i kishin blerë me kohë biletat, ndërsa pornostarja Jameson është kujtuar në 24 orët e fundit për shkak të angazhimeve të saj që ka pasur gjatë javës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pornostarja Jameson për këtë arsye ka shprehur pakënaqësinë e saj në Tëitter. Ndoshta, aktorja do të dëgjohet nga ndonjë yll i skuadrës saj të preferuar, Barcelona, që t’i gjejë deri në mbrëmje një biletë për ndeshjen, pse jo me kusht .

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?