“Porta drejt Ferrit”, krateri që po tmerron rusët

Njihet si “Porta drejt nëntokës” nga banorët lokalë, të cilët frikësohen të shkojnë afër dhe të shikojnë kraterin masiv që pa pritur është shfaqur në zemrën e Siberisë së ftohtë.

Dhe ata kanë arsye të frikësohen.

Përderisa rrëpira e ngrirë vazhdon të shkrihet rreth tij, krateri po zgjerohet me shpejtësi. Tashmë është afër 1 kilometër i gjatë dhe 90 metra i thellë derisa po zgjerohet për 20 metra në vit, duke e bërë ecjen rreth skajeve të tij një mision të rrezikshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, krateri i njohur me emrin Batagaika, i cili së pari u paraqit rreth 25 vite më parë, është shenjë e ngrohjes së vazhdueshme të tokës, si pasojë e fenomenit të ngrohjes globale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kratere të tjerë, por më të vogël janë paraqitur në hemisferën veriore.

Shkrirja e rrëpirave të këtij krateri është një nga rreziqet më të mëdha që i kanosen njerëzimit, meqë përmban sasi të mëdha metani, me fuqi shumë më të madhe shkatërruese se sa dyoksidi i karbonit, transmeton KosovaPress.

Nëse do të shkrihej plotësisht, shkruan “Independent”, një proces që do të fil lonte pas ngrohjes së tokës për katër shkallë të Celsiusit, toka do të përfshihej nga një skenar ekstrem horrori që është vështirë të përshkruhet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?