FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Portieri Etrit Berisha pëson dëmtim të rëndë në stërvitje

Lajme aspak të mira vijnë nga Italia për portierin Etrit Berisha. “Gardiani” që mbron portën e Kombëtares sonë dhe të SPAL, ka pësuar një dëmtim të rëndë në stërvitjen e së premtes.

Mediet italiane shkruajnë se shqiptari ka pësuar një frakturë në gishtin e dorës së djathtë dhe pritet të mungojë për 30-40 ditë. Shqiptari është lider te SPAL, por pritet të rikthehet tek Atalanta pas mbylljes së sezonit.

Berisha është i huazuar, por nuk do të luajë në Serie B. Ai mbetet një nga portierët më të mirë të Serie A dhe diçka e tillë është treguar edhe me pritjet e tij fantastike, duke u shpallur në shumë ndeshje si më i miri në fushë. Trajneri Luigi Di Biago tashmë duhet të mendojë për një tjetër portier mes Letica dhe Thiam për disa ndeshje. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?