Portieri i Chelsea-t: Cucurella e futi në xhep Yamal-in

Portieri i Chelsea, Robert Sánchez, nuk kurseu aspak fjalët pas triumfit bindës 3-0 ndaj Barcelonës në “Stamford Bridge”. Me portën e paprekur dhe një paraqitje solide, spanjolli u ndal para mediave duke komentuar edhe duelin që tërhoqi më shumë vëmendje: përballjen mes Lamine Yamal dhe Marc Cucurella.

Sánchez u shpreh me krenari për shokun e skuadrës: “E futi në xhep”, tha ai për Cucurella, duke nënvizuar se mbrojtësi neutralizoi plotësisht talentin e Barcelonës.

Portieri la edhe një mesazh të nënkuptuar për Yamal, me të cilin është shok  te kombëtarja spanjolle: “Të gjithë duken të jashtëzakonshëm… deri sa vijnë të maten në Premier League.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Koment që u interpretua si një thumb ndaj yllit të ri katalanas, por edhe si një vlerësim për nivelin e kampionatit anglez.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur nëse Barcelona mbërriti si favorite në Londër, Sánchez iu përgjigj me një buzëqeshje të gjerë: “Favoritë rezultuam ne.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?