Portieri i Hungarisë: Kushedi çfarë do të ndodhte në minutat e fundit nëse do të kishim tifozë!

Në konferencën për shtyp para ndeshjes Hungari-Shqipëri, ishte edhe portieri i vendasve, Peter Gulacsi. Sipas tij mungesa e tifozëve mund të jetë një avantazh për kuqezinjtë në këtë duel.

“Ndeshja me Shqipërinë është më e rëndësishmja. Nuk duhet të jesh matematicien i madh që të kuptosh se fatin tonë e kemi ende ne në dorë. Objektivi ynë është që të fitojmë dhe të mbajmë shanset hapur pasi  humbja në Shqipëri na ka komplikuar shumë pozitat në grup.

Mungesa e tifozëve? Nuk është avantazh për ne, por për shqiptarët. Kemi luajtur edhe me Poloninë pa tifozë për COVID. Kush e di se çfarë do të ndodhte në minutat e fundit, nëse do të kishim stadiumin e tejmbushur”, tha Gulacsi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?