Portieri i Interit përfshihet në një aksident tragjik, ndërron jetë 81-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fenegrò, në provincën e Comos. Rreth orës 09:40, një burrë 81-vjeçar, që po lëvizte me një karrocë elektrike, është përplasur fatalisht nga makina me të cilën portieri i dytë i Interit, Josep Martinez, po udhëtonte drejt qendrës stërvitore të Appiano Gentile.

Sipas mediave italiane, përplasja ka qenë shumë e fortë dhe, pavarësisht ndihmës së menjëhershme të futbollistit dhe mbërritjes së helikopterit të ndihmës së shpejtë, ambulancës dhe karabinierëve, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Nga një hetim paraprak, dyshohet se viktima mund të ketë pësuar një problem të papritur shëndetësor, duke kaluar në korsinë ku po kalonte makina e Martinez. Futbollisti, i cili doli i padëmtuar fizikisht, ndaloi menjëherë për të dhënë ndihmën e parë, megjithëse ishte në gjendje shoku të thellë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rruga u mbyll përkohësisht për t’u lejuar autoriteteve të kryejnë hetimet dhe verifikimet e nevojshme. Karabinierët e Cantù kanë nisur procedurat për të rindërtuar dinamikën e saktë të aksidentit, ndërsa mjetet e përfshira janë sekuestruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas ngjarjes, klubi i Interit ka vendosur të anulojë konferencën për shtyp të trajnerit Cristian Chivu, e parashikuar për sot. Ndërkohë, Josep Martinez nuk do të jetë në pankinë në ndeshjen e nesërme kundër Fiorentinës, teksa skuadra dhe shoqëria zikaltër janë në zi për tragjedinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?