Portieri i Kosovës, Muric pret penallti dhe ndal Juventusin në Torino

Në një mbrëmje ku pritej reagim, Juventus nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Sassuolo, në sfidën e javës së 30-të të Serie A, e zhvilluar në Allianz Stadium.

Bardhezinjtë e nisën sfidën me ritëm të lartë dhe gjetën avantazhin që në minutën e 14-të. Një aksion i ndërtuar nga portieri Mattia Perin u finalizua në mënyrë perfekte nga talenti Kenan Yildiz, i cili, pas asistit të Francisco Conceicao, dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë nga jashtë zone.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të vendasve, por tabloja ndryshoi pas pushimit. Sassuolo reagoi shpejt dhe në minutën e 52-të rivendosi baraspeshën. Pas një aksioni model, Domenico Berardi shërbeu për Andrea Pinamonti, i cili nuk gaboi përballë portës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventusi provoi të rikthehej në avantazh dhe në minutën e 73-të ishte shumë pranë golit të dytë, por tentativa e Jeremie Boga u ndal në mënyrë spektakolare nga portieri Arijanet Muric, protagonist absolut i sfidës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pjesën e fundit të ndeshjes, trajneri Luciano Spalletti hodhi në fushë emra si Arkadiusz Milik dhe Dusan Vlahovic, të rikthyer pas mungesave të gjata, në kërkim të golit të fitores.

Rasti më i artë për vendasit erdhi në minutën e 86-të, kur një prekje me dorë e Jay Idzes solli penallti për Juventusin. Megjithatë, goditja e kapitenit Manuel Locatelli u prit pa vështirësi nga Muric, duke mbajtur në lojë miqtë.

Në minutat shtesë, portieri i Sassuolo-s u shndërrua sërish në hero, duke ndalur dy tentativa radhazi nga Milik dhe Vlahovic, për të vulosur një barazim që lë shije zhgënjimi në kampin bardhezi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?