Porto eliminon me 10 lojtarë Juventusin, Dortmundi kalon Sevillan (VIDEO)
E pabesueshme ajo që ndodh në Torino: Porto është kualifikuar për ne çerekfinalen e Champions League duke eliminuar Juventusin. Edhe pse luajtën për një orë lojë me një futbollist më pak, skuadra portugeze arriti të siguronte kualifikimin për në fazën tjetër me një humbje 3-2 në Torino.
Ishte një ndeshje dramatike, me ekipin portugez që kaloi në avantazh në minutën e 19-të e Sergio Oliveran me penallti. Chiesa përmbysi rezultatin në pjesën e dytë me dy gola të shënuar, ndërkohë që ekipi portugez kishte mbetur edhe me një lojtar më pak që nga minuta e 54-t.
Juventus nuk do të arrinte që të shënonte një tjetër gol. Duke çuar ndeshjen në shtesë. Sergio Olivera do të shokonte bardhezinjtë në minutën e 115-të. Dy minuta më pas Juventus shënoi një tjetër gol me Rabiot, por që do të ishte i pamjaftueshëm për ekipin torinez.
Në ndeshjen tjetër Dortmundi barazoi 2-2 ndaj Sevillas, por kaloi në fazën tjetër pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë. Haaland shkëlqeu sërish me dy gola të shënuar. Norvegjezi është lojtari më i ri i të gjitha kohërave që ka shënar në gjashtë ndeshje radhazi të Champions League (20 vjeç, 231 ditë) /Koha Jone/