Portugali-Hungari mbyllet 3-3. Shqipëria përfundon ëndrrën e Europianit

Ndeshja që konsiderohej si shansi i fundit për kombëtaren shqiptare nuk është mbyllur me rezultatin që prisnim të gjithë. Hungari-Portugali përfundoi barazim 3 me 3. Ekipit tonë i duhet një fitore e Hungarisë për të garantuar vijimin e garës në Europian.

Shqipëria kishte shanse që të kualifikohej në rast se Portugalia do të mposhtej nga Hungaria, por Cristiano Ronaldo me dy golat e tij i dha fund ëndrrës së shqiptarëve. Ky kampionat do të mbahet mend gjithmonë, pasi ishte i pari për Shqipërinë, ku u shënua goli i parë dhe u arrit fitorja e parë.

Sinjali i goleadës u dha që në minutën e 19, kur Gera shënoi një supergol për hungarezët. Portugalia gjeti golin e barazimit me anë të Nanit tre minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fraksioni i dytë nis aty ku përfundoi i pari. Dzsudzsak riktheu avantazhin e hungarezëve dhe gëzimin e tifozëve shqiptarë, gëzim që zgjati vetëm 3 minuta, pasi Ronaldo barazoi gjithçka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pesë minuta më vonë mendon sërish Dzsudzsak për të ngritur në delir shqiptarët, por 7 minuta më vonë kundërpërgjigjet sërish Ronaldo.

Në minutat e mbetura, skuadrat u tërhoqën dhe me rezultatin 3-3 dhe me refuzimin e humbjes nga kjo përballje, u shuan edhe shpresat e Shqipërisë për të vijuar ëndrrën franceze edhe me të paktën një ndeshje.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit F, Islanda mposhti Austrinë 2-1 me një gol në sekondat e fundit të kohës shtesë dhe siguroi biletën e kualifikimit si e dyta në grup, ndërsa austriakët largohen nga ky europian me 1 pikë të grumbulluar në tre takime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?