Portugalia fiton me “manita” ndaj Uzbekistanit, Ronaldo shkëlqen me dopietë
Portugalia ka reaguar në mënyrën më të mirë pas barazimit zhgënjyes 1-1 ndaj Kongos në ndeshjen hapëse të grupit, duke regjistruar një fitore bindëse 5-0 kundër Uzbekistanit dhe duke marrë përkohësisht kreun e Grupit K.
Luzitanët e nisën vrullshëm takimin dhe kaluan në avantazh që në minutën e 6-të. Pas një aksioni të shpejtë në krah dhe një asistimi të saktë nga Joao Cancelo, Cristiano Ronaldo realizoi pa vështirësi për 1-0.
Vetëm 11 minuta më vonë, Portugalia dyfishoi shifrat. Nuno Mendes realizoi një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë perfekte, duke gjetur rrugën e rrjetës për golin e tij të parë në një Kupë Bote.
Pak para pushimit, Cristiano Ronaldo vulosi një pjesë të parë të shkëlqyer për Portugalinë. Në minutën e 38-të, sulmuesi veteran shfrytëzoi asistin e Bruno Fernandes dhe realizoi golin e tretë të skuadrës, si dhe të dytin personal. Për Ronaldon ky ishte goli i 10-të në historinë e Kupës së Botës dhe i 975-ti në gjithë karrierën e tij.
Në pjesën e dytë, Portugalia vazhdoi dominimin. Në minutën e 60-të, një krosim nga këndi i Bruno Fernandes u devijua në mënyrë fnga mbrojtja e Uzbekistanit, i cili shkaktoi autogol për 4-0.
Goli i fundit erdhi në minutën e 87-të, kur Rafa Leao, i aktivizuar nga stoli, kompletoi spektaklin portugez me realizimin e pestë të mbrëmjes.
KOHA JONË SONDAZH

