Portugalia jep dritën jeshile për 16500 tifozë në finalen e Championsit
Deri në 16.500 spektatorë mund të jenë të pranishëm në finalen e Champions League, në finalen që do të luhet të shtunën mes Manchester City-it dhe Chelsea-t. Autoritetet portugeze kanë dhënë dritën jeshilë për prezencën e 33 për qind të kapacitetit maksimal të stadiumit.
Lajmi është konfirmuar nga UEFA, teksa kanë dalë në shitje edhe biletat. Fillimisht finalja ishte parashikuar që të luhej në Stamboll, ndërkohë që para disa ditësh, u vendos që të spostohej në “Do Drogao”. 6000 tifozë do të jenë nga Anglia në këtë duel, duke qenë se në finale janë dy ekipe britanike.
1700 do të jenë për të gjithë publikun, teksa shitja e tyre do të fillojë që nga dita e hënë. Të gjithë tifozët para se të futen në stadium duhet të kenë një përgjigje negative në testimet e bëra në datat (26, 27, 28 o 29 maj 2021 ose një test të shpejt në datën 28 ose 29 maj). Tifozët që do të vijnë nga jashtë duhet respektojnë të gjitha rregullat e vendosura nga qeveria portugeze. /R.Lika-Koha Jone/