Portugalia fiton ndaj Kroacisë

Portugalia ka kaluar në avantazh në pjesën e dytë të shtesave. Në minutën e 116, lojtari i Portugalisë Rikardo Quarsema ka arritur të gjejë rrjetën.

Ndryshe ngase pritej, ajo që lojtarët e Kroacisë dhe Portugalisë dhanë në fushën e lojës në 90 minutat e kohës së rregullt ishte zhgënjyese. Një lojë e vakët, pa asnjë rast para portës dhe për më tepër pa asnjë goditje në kuadrat. Me një ritëm lojë mjaft të ngadaltë, topi u kontrollua pak më shumë nga kroatët por vetëm kaq.

Goli i minutave shtesë duket  ka shmangur penalltitë. Portugalia është kualifikuar për fazën tjetër të Europianit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?