Prapaskena/ Balotelli: Isha pranë Juves, por më pas në mes u fut Milani

Në një lidhje direkt në Instagram, Mario Balotelli ka treguar një prapaskenë interesante për një transferim të mundshëm te Juventusi para disa sezonesh.

“Pas Manchester City-it isha pranë transferimit te Juventusi, kishim rënë mjaftueshëm dakord, por më pas hyri në mes Galliani dhe më tha që ishte edhe Milani ishte i interesuar, ekipi që isha tifoz.

Milani ka qenë gjithmonë në zemrën time, ashtu si Interi. Juventus do të ishte një zgjedhje e mirë, do më kishte shkuar mirë, por më pas ata fituan thuajse çdo gjë me kalimin e viteve. Nuk është se nuk e mendova, por në fund bëra një zgjedhje zemre”, u shpreh sulmuesi i Brescias. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP