
Harry Kane dhe Kylian Mbappé janë ndarë nga vetëm 41 pikë në garën për Topin e Artë 2026. Këtë e ka zbuluar Vincent Garcia, kryeredaktor i revistës France Football, organizatorja e ceremonisë prestigjioze të futbollit.
Në një intervistë për L’Équipe TV, Garcia theksoi se diferenca mes dy futbollistëve ishte jashtëzakonisht e vogël, duke e krahasuar garën me atë të vitit 2024, kur Rodri triumfoi ndaj Vinícius Júnior.
“Diferenca ishte vërtet minimale. Hendeku në pikë mes Kane dhe Mbappé është më i vogël se ai mes Rodrit dhe Viníciusit në vitin 2024”, deklaroi Garcia.
Duke folur për shpërndarjen e votave, ai shpjegoi se përqendrimi i votave te futbollistët spanjollë kishte ndikuar në rezultatin përfundimtar.
“Duke analizuar votat, Rodri dhe Lamine Yamal kanë ndikuar te njëri-tjetri. Rodri ka marrë vota që mund të kishin shkuar për Yamal. Ka pasur një shpërndarje të caktuar të votave mes lojtarëve spanjollë”, u shpreh kreu i France Football.
