Prapaskena/ Lautaro Martinez refuzoi Realin në moshën 18 vjeç

Lautaro Martinez është objektivi kryesor i Barcelonës në merkaton e verës dhe puna për të ka nisur. Fakti që edhe sulmuesi pëlqen transferimin në “Camp Nou” për t’u aktivizuar përkrah Messit do t’ia lehtësojë punën katalanasve në negociatat me Interin.

Mediat iberike së fundmi kanë mësuar se 22-vjeçari ka refuzuar në moshën 18 vjeç transferimin te Real Madridi. Presidenti i Racing, ish-klubi i Lautaros, ka zbuluar se sulmuesi ka marrë ofertë për t’u rritur në akademinë e Los Blancos.

Megjithatë, kjo nuk i ka bërë përshtypje futbollistit duke e konsideruar se nuk ishte momenti i përshtatshëm për të lëvizur dhe se kërkonte të fitonte me Racing para se të largohej. Nga ajo lëvizje edhe Racing  humbi një shumë të konsiderueshme.

SHKARKO APP