Premier League/ City mund me lehtësi C.Palace, Nottingham befason Tottenhamin
Manchester City vijon marshimin pozitiv në Premier League, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi. Skuadra e Pep Guardiolës triumfoi 3-0 në transfertën e vështirë ndaj Crystal Palace, duke konfirmuar formën e mirë dhe ambiciet për titull.
“Qytetarët” zhbllokuan sfidën në minutën e 40-të, kur Matheus Nunes dërgoi një krosim të saktë nga e djathta dhe Erling Haaland u tregua i saktë me kokë. Me këtë avantazh minimal, City shkoi në pushimin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, epërsia u dyfishua në minutën e 68-të. Phil Foden realizoi një gol të bukur nga distanca, pas një asistimi të zgjuar të Rayan Cherkit. Në minutat shtesë, Haaland kompletoi dopietën personale, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga Savinho pas një ndërhyrjeje të gabuar të portierit vendas. City ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 34 pikë, vetëm dy më pak se Arsenali kryesues.
Në takimet e tjera të ditës, Nottingham Forest dhuroi surprizën duke mposhtur Tottenhamin 3-0. Protagonist ishte Callum Hudson-Odoi me dy gola, ku njëri prej tyre ishte mjaft spektakolar, ndërsa rezultatin e vulosi Ibrahim Sangaré. Sunderland festoi një fitore minimale 1-0 ndaj Neëcastle në shtëpi. Vendimtar rezultoi një autogol me kokë i Nico Ëoltemade në fillimin e pjesës së dytë.
Emocione të shumta u regjistruan edhe në përballjen Ëest Ham–Aston Villa. Skuadra e Unai Emeryt përmbysi disavantazhin dhe fitoi 3-2, falë një autogoli dhe dy realizimeve të Morgan Rogers në pjesën e dytë.

KOHA JONË SONDAZH

