Premier League/ Evertoni i shkakton një humbje të thellë Chelsea-t
Everton ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj Chelsea-t me rezultatin e thellë 3-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Premier League, e zhvilluar në stadiumin Hill Dickinson Stadium.
Skuadra vendase kaloi në avantazh në minutën e 34-të me anë të Beto-s, pas një asistimi të saktë nga James Garner. Everton vijoi dominimin edhe në pjesën e dytë, ku në minutën e 62-të ishte sërish Beto që dyfishoi shifrat, këtë herë i shërbyer nga Idrissa Gueye.
Goli i tretë dhe i fundit i takimit u realizua në minutën e 76-të nga Iliman Ndiaye, duke vulosur një paraqitje mbresëlënëse të Evertonit. Pas kësaj humbjeje, Chelsea mbetet me 48 pikë në vendin e gjashtë, ndërsa Everton ngjitet në kuotën e 46 pikëve, duke u pozicionuar përkohësisht në vendin e shtatë në renditje.
KOHA JONË SONDAZH

