Prenga kërcënon Joshua: Jam shqiptar, në ring nuk njoh as babain tim! (VIDEO)

Ka shpërthyer menjëherë atmosfera në konferencën e parë për shtyp. Boksieri shqiptar i peshave të rënda, Kristian Prenga, ka lëshuar një paralajmërim të frikshëm ndaj ish-kampionit të botës, Anthony Joshua, përpara përballjes së tyre të madhe të planifikuar për më 25 korrik 2026 në Jeddah, Arabi Saudite.

Gjatë përballjes së parë sy më sy, Prenga u tregua i prerë dhe mjaft agresiv me fjalët e tij, duke i bërë të qartë britanikut se nuk ka ardhur thjesht për t’u bërë pjesë e statistikave.

“Unë nuk jam njeri i fjalëve, jam njeri i grushtit. Jam shqiptar. Nëse të kap, të premtoj se kurrë nuk ke ndier një goditje si e imja. Ti je një luftëtar i madh, por brenda në ring, unë nuk njoh dhe nuk kam respekt për askënd!”

Swiss Digital Desktop Reklama

Prenga, i cili gëzon një rekord mbresëlënës prej 20 fitoresh (të gjitha me nokaut) dhe vetëm 1 humbje, shtoi se fakti që po e shohin si një ndeshje “stërvitore” për Joshua-n vetëm sa i shton benzinë zjarrit të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Një grusht ndryshon gjithçka. Unë luftoj për Shqipërinë, për mbështetësit e mi dhe për këdo që na nënvlerëson,” përfundoi ai.

Joshua përgjigjet: “Kjo është perfekte për mua”.

Nga ana tjetër, Anthony Joshua nuk u tregua i destabilizuar nga kërcënimet e shqiptarit, përkundrazi, i mirëpriti ato me buzëqeshje.

“Kjo është perfekte për mua. Dua që të vish në ring dhe të mos tregosh asnjë respekt. Unë do të tregoj klasin tim, inteligjencën time në boks dhe do të godas me qëllime të këqija,” u përgjigj britaniku.

Ndeshja e 25 korrikut e pritet të jetë një sfidë shumë e bukur. A do të arrijë Kristian Prenga të tronditë botën? Një gjë e tillë mbetet të shihet në ring.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?