Prenga “rreh” grekun, shpallet kampion Europe

Përfundon ndeshja finale e kickboxit, në Tiranë. Kristian Prenga sapo është shpall kampion Europe duke mundur rivalin e tij, grekun Vasilis Karagianidis.

Federata IKBF shpall për herë të parë kampion Europe Kristian Prengën e stërvitur nga trajneri i tij Ismail Keta. Ndeshja është zhvilluar në vendin tone, në pallatin e Sportit në Tiranë.

Pas fitimit të gjerdanit të artë të Europës, i akorduar nga Federata Ndërkombëtare e “Kickbox”-it, 23-vjeçari shqiptar është shpreh i lumtur për arritjen e suksesit dhe ka falenderuar publikun shqiptar që e mbështeti gjatë duelit me rivalin grek dhe trajnerin e tij, Islamil Ketën.

Swiss Digital Desktop Reklama

R.Sh

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?