Presidenti Bartomeu i kërkon Neymar “ta qepë”, e di trajneri

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka një mesazh të qartë për Neymar, duke i thënë me pak fjalë “qepe gojën se e di trajneri”. Neymar së fundi ka kundërshtuar vendimet e trajnerit Luis Enrique. Braziliani Neymar ka kundërshtuar vendimet e trajnerit Luis Enrique, duke reaguar me pak nervozizëm kur u zëvendësua në barazimin 2-2, me Sevillan. Gjesti brazilianit u pa qartë dhe u komentua, disa që u rreshtuan nga Neymar e të tjerë nga Enrique. Por Bartomeu menjëherë ka gjetur momentin për ti dhënë një mesazh mediatik dhe të drejtpërdrejtë: “E kuptoj që secili kërkon të luajë dhe të japë kontributin për skuadrën. Kjo është një gjë e mirë, por ka disa çështje që duhet të qëndrojnë brenda dhomave të zhveshjes, sepse është trajneri ai që gjithmonë duhet të gjejë një zgjidhje. Jemi të parët në kampionat, jemi në finalen e Kupës së Mbretit dhe shumë pranë gjysmëfinaleve në Champions”, ka deklaruar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?