Presidenti i Atletico-s mohon zërat për transferimin e lojtarit të Real Madrid

Të martën, emri i James Rodriguez lidhej me një transferim te rivlët e Real Madrid, Atletico-s.

Ishte kanali televiziv Gol që shkoi deri aty sa thoshte që operacioni kishte përparuar shumë, me një transferim midis diku tek 10 dhe 15 milionë euro.

Mirëpo, Enrique Cerezo, presidenti i Colchoneros, i mohoi këto zëra. “Unë nuk mendoj se James hyn në planet e Atletico Madrid” , u përgjigj ai thjeshtë në një intervistë për Radio Marca . Ishte një bllof apo fjalë të sinqerta? Këtë do ta zbulojmë së shpejti…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?