Presidenti i Brazilit: Po mendoja të merrja Messin për Brazilin!
Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka komentuar me humor ecurinë e kombëtares braziliane në Kupën e Botës 2026, pas barazimit zhgënjyes ndaj Marokut në ndeshjen hapëse të turneut.
Gjatë një vizite zyrtare në Zvicër, pas pjesëmarrjes në samitin e G7 në Francë, Lula bëri shaka me gazetarët duke thënë se po mendonte të transferonte Lionel Messi te kombëtarja braziliane.
“Po mendoja të merrja Messin që të luante për Brazilin”, deklaroi presidenti brazilian me nota humori, duke iu referuar paraqitjes së shkëlqyer të kapitenit argjentinas në fitoren bindëse të Argjentinës ndaj Algjerisë.
Lula vlerësoi performancën e yllit të Albicelestes, i cili me golat e tij arriti legjendën gjermane Miroslav Klose në krye të renditjes së golashënuesve më të mirë në historinë e Kupave të Botës, me 16 gola të realizuar.
Duke komentuar barazimin e Brazilit ndaj Marokut, presidenti kërkoi qetësi dhe shmangien e reagimeve të nxituara, duke theksuar se kombëtarja afrikane konsiderohet skuadra më e fortë e grupit.
“Brazili ka nisur shpesh jo në mënyrën më të mirë turnetë e mëdhenj, por në fund ka arritur t’i fitojë ato”, u shpreh Lula, duke treguar besim te ekipi kombëtar.
Presidenti brazilian zbuloi gjithashtu se kishte bërë tifo për Kepi i Gjelbër në barazimin surprizë ndaj Spanjës. Ai shpjegoi se ka gjithmonë një simpati të veçantë për kombëtaret më pak të favorizuara, veçanërisht ato afrikane, të cilat shpesh sfidojnë pritshmëritë në skenën ndërkombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

