Presidenti i Brescias: Nuk kisha parë kurrë një lojtar të tillë, Interi gaboi rëndë!

Presidenti i Brescia-s, Massimo Cellino, ka dhënë një intervistë për Il Messaggero, ku ka folur kryesisht për talentin e mesfushës, i cili është kërkuar me ngulm nga Inter-i, por në fund ka zgjedhur të transferohet te Milan-i.

“Zikaltrit kanë gabuar me mënyrën si kanë vepruar. Marotta e donte dhe Conte e adhuron. Klubet e tjerë që interesoheshin për të refuzoheshin pikërisht për shkak të Inter-it, por edhe lojtari donte ta njihte të ardhmen e tij.

Milani? Është skuadra me të cilën ai ka qenë tifoz që në fëmijëri. Operacioni me ata më ka kënaqur shumë, kam respektuar një klub që i ka dhënë rëndësinë e duhur parave. Nuk më kishte ndodhur kurrë të zbuloja një lojtar kaq të fortë. Do të kisha dashur ta mbaja, por ëndrra është shuar me rënien nga kategoria dhe pasiguria financiare e krijuar nga pandemia”.

SHKARKO APP