Presidenti i ekipit në Kamerun rrëmben dhe mban peng për 3 ditë portierin e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në futbollin në Kamerun. Presidenti i Victoria United, një klub i divizionit të parë, ka rrëmbyer, mbajtur peng dhe torturuar për tri ditë portierin e tij, Djomeni Éric Parfait. Valentin Këain e ka akuzuar lojtarin për shitje ndeshjesh, duke vënë baste në platformën “1Xbet”.

Pasi e çoi përpara autoriteteve, të cilat nuk gjetën prova kundër tij, Këain urdhëroi rrëmbimin e tij nga disa njerëz besnikë në qytetin Limbe, duke e mbajtur më pas në një vend të panjohur.

Denoncimin e ka bërë nëna e futbollistit, e cila, pasi kërkoi djalin e saj në zyrat e klubit, u dëbua brutalisht nga presidenti. Në mbështetje të lojtarit ka dalë edhe Unioni Kombëtar i Futbollistëve të Kamerunit (Synafoc).

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?