Presidenti i Empolit “dorëzohet”: Hysajn dua të shoh me Napolin
Presidenti i Empoli, Fabrizio Corsi, ka vendosur të flasë për të ardhmen e mbrojtësit të kombëtares sonë, Elseid Hysaj, duke pranuar zyrtarisht se ai është më pranë Napolit dhe madje do të donte që shkodrani të bëhej pjesë e një klubi më të madh të Seria A. –“Ne jemi një klub që nuk kemi objektiva të mëdha. Diçka në treg do të mund të ketë sukses, por nuk duhet të nxitohemi. Jemi duke shkuar për të marrë të paktën një ose dy lojtarë në Seria B.”
Më tej ai nuk kursen elozhet për mbrojtësin e talentuar shkodran, i cili është vetëm 20 vjeç dhe e ka të ardhmen para. “Hysaj te Napoli? Unë e di se ka një interes të Napolit, por konkretisht nuk e di çmimin e lojtarit. Këto 15 ditë, trajneri na kërkoi të vendosim për të ardhmen e lojtarit, sepse ai e kupton vlerat e tij. Hysaj është blerë jonë më e mirë në Itali, një djalë është i urtë dhe punëtor. Ai ka personalitet të madh dhe për ta kuptuar, duhet të shihni në garat ndërkombëtare si ka luajtur në ndeshjet Shqipëri-Portugali, Shqipëri-Francë, teksa ishte më i miri në fushë. Për fat të keq Empoli është një realitet tjetër dhe është e drejtë që ai të shkojë diku tjetër për të parë përvoja më të rëndësishme. Napoli mund të gëzojë shërbimet e Hysaj për disa vjet.”
Ish-trajneri i Empolit Sarri ka marrë drejtimin e Napolit dhe është ai që insiston për shërbimet e mbrojtësit kuqezi. “Hysaj është krijimi i tij, ai e ka parë atë të rritet. Empoli duhet ta lërë të shkojë te Napoli. Mendoj se marrëveshja mund të arrihet. Disa klube kanë bërë disa oferta, por ne nuk i kemi pranuar, por po presim. Jam takuar me presidentin De Laurentiis një muaj më parë. Ka disa lojtarë të tjerë që nuk mund të shkojnë te Napoli si Darmian.” Oferta 4, 5 milion për Hysaj? “Unë kam një propozim pak më të lartë se kjo, por problemi i vlerësimit të lojtarëve është edhe klubi. Shpesh nuk është performanca, por fanella përcakton çmimin. Pastaj ka lojtarë të cilët mund të vuajnë nga ndikimi i një realiteti të rëndësishëm. Unë shpresoj që të shoh Hysaj në një ekip të rëndësishëm, si Napoli. ” Më i hapur se kaq presidenti i Empolit nuk mund të tregohej, ndaj edhe kalimi i Hysaj te Napoli mbetet çështje ditësh. Pritet një marrëveshje mes dy klubeve, ku për 4-5 mln euro mbrojtësi i kombëtares sonë, mund t’i bashkohet një prej klubeve më të mëdha të Seria A.
KOHA JONË SONDAZH

