Presidenti i Empolit: Ismajli i rëndësishëm, rikthimi i tij ndikoi pozitivisht
Empoli eliminoi nga Kupa e Italisë Juventusin, teksa një pjesë loje luajti edhe Ardjan Ismajli. Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, vlerësoi në maksimum mbrojtësin shqiptar, Ismajli.
“Jemi mbi re, le të marrim më të mirën dhe të gjejmë besimin për mbylljen e këtij sezoni të vështirë. Kemi rikuperuar dy lojtarë të rëndësishëm si Ismajli dhe Marianucci.
Dhe kjo solli të mirat e veta pas një periudhe të vështirë. Tani problemi është të ruajmë mentalitetin dhe të harrojmë mbrëmjen e djeshme”, tha Corsi.
KOHA JONË SONDAZH

