Presidenti i Federatës Italiane kundër Superligës Europiane: Futbolli nuk duhet shtrembëruar!
Presidenti i federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina reagoi pas krijimit të Superligës Europiane, duke u shprehur se Italia do të vazhdojë më programin e UEFA-s dhe është kundër krijimit të kësaj lige.
“Reforma e vetme e vlefshme është ajo e lindur nga propozimi i UEFA-s, çdo përpjekje për të tjetër është e papranueshme dhe e dëmshme për futbollin evropian. Pjesëmarrja në këtë projekt i largon klubet nga konteksti i njohur nga FIFA.
Trashëgimia sportive dhe kulturore e garave individuale përfaqëson një vlerë të shtuar për çdo turne ndërkombëtar, ne duam të mbrojmë meritat sportive dhe mundësinë që secila skuadër të ndjekë një ëndërr të madhe së bashku me mbështetësit e tyre. Futbolli u përket tifozëve, ai duhet të modernizohet, por jo të shtrembërohet. Futbolli është pjesëmarrje e përbashkët , nuk është një klub i vetëm”, deklaroi Gravina.