FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Interit jep dritën jeshile për transferimin e talentit të Brescias

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, pak ditë më parë “hapi ankandin” për “xhevahirin” e skuadrës së tij, Tonali. Ai paralajmëroi se do të këtë një derbi të Italisë, mes Juventusit dhe Interit, për të siguruar shërbimet e futbollistit 19-vjeçar.

Trajneri i zikaltërve, Antonio Conte, nuk dëshiron ta humbasë talentin italian, pasi sezonin e kaluar arriti që të merrte Barella-n dhe Sensin. Ashtu siç veproi me Andrea Pirlon në fund të viteve ’90 ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, të njëjtën gjë kërkon të bëjë sot Steven Zhang, i cili është gati “të hapë thesin” për mesfushorin më premtues të Italisë.

Për mesfushorin do të duhet një shifër rreh 50 milionë euro, të cilat presidenti i Interit është i gatshëm që t’i investojë. Nga ana e tij, Tonali mësohet se preferon Interin para Juventusit, pasi beson se nën urdhrat e Antonio Conte do të ketë më shumë hapësira në formacion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?