Presidenti i Interit karikon tifozët: Rrini të sigurt, do të zbavitemi!
Në prag të sfidës kundër andaluzianëve, presidenti i Inter Steven Zhang, përmes një video të publikuar në profilet zyrtare të klubit, në rrjetet sociale, ka dashur ti japë një mesazh të gjithë tifozëve zikaltër që, për shkak të masave parandaluese të koronavirus, nuk mund të mbështesin skuadrën në Stadion Köln në Gjermani.
“E di që të gjithë ju do të donit të ishit në Këln në këto momente, por më besoni jeni këtu me ne me shpirt. Mund të na ndihmoni akoma më shumë! Bëni ‘tagg’ e tregoni se tifozeria jonë nuk është për këdo! Përpara kështu!”.
Të gjithë tifozëve tanë në botë. Sonte është një moment shumë i rëndësishëm. Do të zbavitemi gjatë ndeshjes, por në të njëjtën kohë rrini të sigurt”, ka shkruar presidenti zikaltër.
? | MESSAGGIO
L’affetto degli #InterFans per i nerazzurri è arrivato fino al Presidente. Ecco il messaggio di Steven #Zhang per tutti voi, interisti ? pic.twitter.com/O91TZAlZ1a
— Inter (@Inter) August 20, 2020